Pse na prishen dhembet dhe si mund te parandalohet kariesi?
Kariesi eshte demtim qe ndodh kur bakteret qe ndodhen ne gojen tuaj pasi konsumojne sheqernat qe depozitohen ne siperfaqen e dhembeve prodhojne acide te cilat shkaterrojne dhembin. Ato mund te shkaktojne gropezime te tilla te quajtura kavitete.
Per te kuptuar me mire se c’eshte kariesi duhet te dime si eshte i formuar dhembi.
Dhembi eshte i perbere nga tre pjese:
- Pjesa e jashtme ose siperfaqesore qe eshte edhe indi me i forte ne te gjithe trupin e njeriut dhe quhet zmalt.
- Pjesa e ndermejtme qe quhet dentine.
- Qendra e dhembit qe ne fakt eshte nje dhome e cila permban indin nervor dhe enet e gjakut qe ushqejne dhembin.
Sa me shume te preken keto shtresa aq me i madh eshte demtimi.
Cfare mund te shkaktoje prishjen e dhembeve:
- Mos larja e dhembeve rregullisht dhe mos perdorimi i fijes interdentare, ashtu sikurse kontrolli jo te rregullta tek dentisti.
- Ngrenia e ushqimeve qe permbajne sheqer apo karbohidrate te tjera te cilat sherbejne si ushqim per floren bakteriale te gojes.
- Mos marrja e mjaftueshme e fluorit. Fluori ndihmon ne parandalimin e kariesit duke i bere dhembet me te forte ndaj acideve te prodhuara nga bakteret. Fluori ne vende te zhvilluara shtohet ne ujin e rubinetit, ndersa ne shqiperi akoma nuk eshte bere e mundur nje procedure e tille. Megjithate fluori gjendet ne shume ushqime qe hame ashtu sikurse ne pastat e dhembeve te fluorizuara.
- Probleme me prodhimin e peshtymes. Peshtyma eshte shume e rendesishme sepse pastron mekanikisht mbetjet ushqimore dhe sheqernat qe depozitohen ne siperfaqen e dhembit. Tharja e gojes mund te jete e shkaktuar nga semundje si Kserostomia, sindroma e Sjorgen, medikamente te ndryshme apo frymemarrja jo normale nepermjet gojes.
- Diabeti.
- Duhani aktiv dhe pasiv gjithashtu.
Femijet qe jane ende ne procesin e rritjes jane me te predispozuar per te pasur karies. Kjo sepse mineralet tek dhembet e rinj nuk jane shume te forte dhe jane lehtesisht te prekshem nga acidet.
Madje edhe foshnjet mund te jene ne rrezik per tju prishur dhembet. Vecanerisht femijet qe gjate nates u jepet biberon me qumesht me sheqer, qumesht me biskota, leng frutash apo me mjalte jane lehtesisht te prekshem nga kariesi. Ky lloj kariesi merr nje emer te veccante te quajtur sindroma e shishes se biberonit sepse paraqitet me karakteristika tipike te keta femije.
Cilat jane simptomat e kariesit?
Kariesi zakonisht nuk shkakton simptoma deri ne momentin kur kaviteti eshte formuar ne siperfaqen e zmaltit. Pasi te kete kaluar kete shtrese mund te shfaqen simptoma si:
- Dhimbje dhembi apo ndjeshmeri ndaj ndryshimit te temperaturave kur konsumoni pije apo ushqime te ftohta apo te nxehta dhe ndjeshmeri ndaj pijeve apo ushqimeve qe permbajne sheqer.
- Enjtje te mishrave, vecanerisht nese kaviteti i formuar eshte prane tyre.
- Ere te keqe te gojes dhe shije te keqe ne goje.
- Njolla te bardha, gri, kafe apo te zeza ne dhembe.
Si diagnostifikohet kariesi?
Per te diagnostifikuar kariesin dentisti mund te:
- Pyesi per te shkuaren tuaj me shendetin e gojes dhe probleme te tjera shendetesore
- Kontrolloje dhembet tuaj me nje sonde(instrument me maje te holle) dhe nje pasqyre te vogel.
- Te bej grafi te dhembeve apo te te gjithe gojes sepse shpesh kariesi nuk shikohet me sy te lire.
Si mjekohet kariesi?
Mjekimi me i mire per kariesin varet sa i perparuar eshte ai. Nese kariesi zbulohet ne fillimet e tij, perpara se te formohet kaviteti atehere ju mund ta ndaloni ate duke lare dhembet rregullisht me paste me permbajtje fluori apo duke marre trajtime me fluor. Kjo eshte nje arsye shume e mire per te shkuar per kontroll te dentisti rregullisht.
Nese kariesi tashme e ka formuar kavitet ne smalt atehere mund te keni nevoje per keto trajtime:
- Mbushje- Pasi pastrohet i gjithe indi i semure i dhembit, dentisti perdor nje material me njgyren e dhembit per te mbushur kavitetin e formuar duke i dhene atij formen e meparshme dhe duke lejuar funksionimin e mire te dhembit.
- Kellef- Nese prishja e dhembit eshte shume e avancuar dhe dhembi eshte demtuar shume, nje kellef do te ishte nje zgjidhje e mire per te rikthyer funksionin, estetiken edhe per ta mbrojtur ate nga demtime te metejshme.
- Terapi kanalare- Nese pulpa (apo nervi si quhet ne gjuhen popullore) eshte infektuar. Terapia kanalare ka per qellim pastrimin e te gjithe dhomes pulpare nga mbetjet apo bakteret ne menyre qe te parandaloni infesione te metejshme.
- Heqja- Nese demtimi eshte i pariparueshem, dentisti mund te vendose qe eshte e nevojshme heqja e dhembit dhe zevendesimi i tij me ane te nje ure apo implanti.
Nese keni dhimbje te forta te shoqeruar me enjtje, ja disa hapa qe mund te ndermerrni ne shtepi nderkohe qe prisni takimin tek dentisti:
- Perdorni pako akulli mbi faqen per 10-15min disa here ne dite. Mos perdorni kompresa te ngrohta.
- Pini anti inflamatore dhe analgjzik si: paracetamol apo ibuprofen. Lexoni me kujdes letrat shoqeruese te ketyre medikamenteve.
Si mund ta parandaloni kariesin?
Mjekimi me i mire per kariesin eshte parandalimi. Me poshte do te gjeni disa keshilla si ta parandaloni ate:
- Kujdesuni rregullisht per dhembet tuaj. Lajini ato me furce te pakten dy here ne dite, ne mengjes dhe para se te flini. Perdorni paste dhembesh qe permban fluor. Perdorni fillin interdentar nje here ne dite.
- Shkoni per kontroll tek dentisti nje ose dy here ne vit ne menyre qe problemet te diagnostifikohen ne stadet fillestare dhe perpara se ato te behen te pakthyeshme.
- Mos hani ushqime perpara se te flini. Ushqimi qe depozitohet ne siperfaqen e dhembeve gjate nates ka shume mundesi qe te shkaktoje karies.
- Shmangni ushqimet qe permbajne shume sheqer, vecanerisht embelsirat dhe ushqimet ngjitese si karamelet. Sa me gjate te qendroje sheqeri ne kontakt me dhembin aq me shume do ta demtoje ate.
Nese keni femije bejuni atyre vizita te rregullta tek dentisti dhe nderrmerrni masa te hershme per te parandaluar kariesin.
- Per te parandaluar sindromen e shishes se biberonit, mos e vini femijen te flere me biberon me qumesh, me ushqim bebesh apo me leng frutash.
- Per te parandaluar shperndarjen e baktereve qe shkaktojne kariesin mos e ushqeni femijen me te njejtat ene guzhine qe perdorni edhe ju.
- Mesojini femijet te lajne dhembet rregullisht te pakten dy here ne dite, ne mengjes dhe ne darke.
- Mbajini femijet larg tymit te duhanit.
- Planifikoni te beni silanizimin e dhembeve per te parandaluar formimin e kariesit.