Pse mishrat perreth kellefeve apo urave te porcelanit marrin ngjyre te erret?

Author: | Posted in Estetika Dentare No comments

Nje ceshtje qe shpesh i shqeteson pacientet eshte prania e nuances gri tek mishrat e dhembeve te cilet jane te veshur me kellef porcelain apo shfaqja e bordures metalike. Pacientet shqetesohen duke menduar se i jane prishur dhembet, disa i bezdis ky problem jo estetik e disa te tjere jane thjesh kurioz.

fig-5-4a

 

Ne shumicen e rasteve, kjo vije e erret shfaqet sepse kellefi po ura e porcelanit ne pjesen e brendshme permban nje shtrese metali. Normalisht kjo vije nuk eshte e dukshme sepse mbulohet mire nga gingiva (mishi i dhembeve). Me kalimin e viteve mund te ndodhi qe mishrat te ngrihen me lart drejt rrenjes, nga mosha, nga teknika te larjes me furce te gabuara apo nga inflamacionet kronike te gingives. Kjo mund te shkaktoje ekspozimin e kufirit te erret te kellefet.
Kjo vije e erret nuk eshte karies (prishje e dhembit) dhe ne shumicen e rasteve nuk shkakton probleme funksionale. Behet fjale me shume per nje problem estetik.crown-metal-substructure
Shumica e kellefeve ne treg jane prej metal-porcelani, qe do te thote qe baza e brendshme e struktures se kellefit perbehet nga metal i cili zakonisht eshte Krom-Kobalt ose perzjerje te tjera. Me pas kjo strukture metalike vishet me disa shtresa porcelani qe e ben me estetik dhe te ngjashem me dhembin natyral.

Duhet thene qe prania e kesaj vije te zeze nuk do te thote qe duhet domosdoshmerisht te nderroni kellefin apo uren: ne nje pjese te mire te rasteve ne fakt kellefi i vjeter funksionon shume mire dhe mund te funksjonoje shume mire edhe per vite me radhe dhe i vetmi indikacion per ta hequr ne keto raste eshte problem estetik.
Metali qe ne dukje eshte i zi merr kete ngjyre sepse gjate viteve peson oksidim dhe kjo mund te coje ne ngjyrosje te mishrave dhe gjithashtu ne inflamacionin e tyre. Oksidimi i metalin con ne crregullimin e siperfaqes qe do te thote qe ai behet i ashper dhe favorizon grumbullimin e pllakes dentare qe eshte shkaktarja kryesore ne inflamacionin e gingives.
Prandaj nese kjo vije e zeze shkakton problem funksionale apo estetike tek pacienti, me zhvillimet e reja ne fushen e materialeve dentare eshte e mundur te zevendesohen keto kellef me materiale me estetike te cilat e evitojne kete problem.
Materiale me estetike dhe me higjenike jane:

Zirkoni

7e9889807e8284f173e19061d2a6c6e3Ne keto kellef baza e brendshme eshte e perbehet nga oksidi i zirkonit i cili eshte eshte nje material i bardhe. Kjo do te thote se nese per arsye te ndryshme do te kishim largim te mishrave nuk do te shfaqet asnje vije e erret por vetem siperfaqja e dhembit.

zirconium-crownFortesia e zirkonit eshte shpesh me e madhe se ajo e metalit prandaj behet fjale per struktura protetike shume te forta dhe rezistente. Ashtu si tek kellefet e metal porcelanit, mbi strukturen e zirkonin vendosen perseri shtresa porcelani per tu perafruar sa me shume me dhembet natyral.

E-max

emax-cad

Disilikati i litiumit ose E-max eshte material shume esterik dhe rezistent, akoma me natyral ne dukje se zirkoni, i perbere teresisht nga qeramika. Ai eshte shume i preferueshem per sektorin anterior (dhembet e pare) ku estetika eshte shume e rendesishme. Ai perdoret gjithashtu per faseta apo per mbushjet e porcelanit.

ips-emax-cad-solid-zirconia
Keto lloj materialesh estetike kane nevoje per teknika pergatitje dhe cementimi me te avancuara ndryshme nga kellefet e metal-porcelanit prandaj shpesh nuk ofrohen nga klinikat dentare.

Nuk duhet harruar pa thene se shpesh edhe me kellefet pa permbajtje metali shfaqet linja e erret rreth mishrave. Arsyeja me e shpeshte se pse ndodh kjo eshte sepse pertej misharave ne trasparence duhet rrenja e dhembit ose prania e vidave metalike ne brendesi te tij. Ne shumicen e rasteve dhembet qe vishen me kellef jane dhembe te devitalizuar ( I eshte hequr nervi). Dihet tashme qe dhembet te cileve i eshte hequr pulpa (ne gjuhen e perditshme i eshte ngordhur nervi) marrin ngjyre te erret dhe shkaku kryesor per kete fakt eshte njollosja e dentines nga gjaku. Gjaku i pasur me hemoglobin peson oksidim te hekurit dhe kjo shkakton erresimin e dhembit deri ne nxirje te tij. Gjithashtu mbushje te vjetra ne amalgam (metal) mund te ndikojne ne ngjyrosjen e dhembit. Prandaj nese gingiva (mishi i dhembeve) eshte i holle ne trasparence mund te duket rrenja e tij dhe te krijoje ate linje te erret. Per te parandaluar kete problem, shpesh eshte e nevojshme te zbardhet rrenja e dhembit perpara se te behet kellefi me materiale estetike. Zbardhja me agjent kimik qe clirojne oksigjen aktiv e ben me natyral rezultatin estetik te reabilitimit protetik.

Add Your Comment

You must be logged in to post a comment.