Keni dhimbje dhembi sa here qe konsumoni dicka te ftohte apo te nxehte?

Author: | Posted in Ndjeshmeria No comments

Nese ndjeni dhimbje kur lani dhembet apo kur pini dicka te nxehte ose te ftohte, nuk jeni te vetmit.
Ju mund te vuani nga ajo qe quhet Hipersensibilet Dentinal ose thene ndryshe dhembe te ndjeshem.Dhimbja mund te jete e forte dhe e papritur.
Ajo zakonisht ndodh afer gingivave ose ne siperfaqen e pertypjes se dhemballeve.

Tooth-Sensitivity (1)

Ju mund te keni dhembe te ndjeshem kur mirshrat zbresin nga pozicioni i tyre duke ekspozuar nje pjese te rrenjes e cila nuk eshte e mbuluar nga zmalti. Kjo pjese e rrenjes mbulohet nga nje material tjeter i quajtur cement i cili ka shume kanale te vogla qe cojne deri ne nerv (pulpe). Keto kanale lejojne qe element si te ftohtet, te nxehtit apo te emblat te arrijne fundet nervore duke shkaktuar dhimbjen therrese qe ndjeni.

Dhemb te ndjeshem gjithashtu mund te keni nga:

  • Konsumimi i siperfaqes se zmaltit, duke zbuluar shtresen e brendshme te dhembit te quajtur dentine. Siperfaqia e zmaltit mund te konsumohet kur perdorni furce te forte ose i ferkoni dhembet me shume force. Gjithashtu siperfaqia e zmaltit mund te konsumohet nga ferkimi i dhembeve ndermjet tyre (bruksizmi).
  • Prishja e dhembeve. Kariesi krijon kavitete te cilat ekspozojne dentinen dhe kjo mund te shkaktoje ndjeshmeri.
  • Semundja e mishrave te dhembeve. Mishrat e inflamuar largohen nga dhembi duke krijuar xhepa parodontale te cilet ekspozojne pjese te rrenjes qe si permendem me siper eshte shume me e ndjeshme ndaj ndryshimeve te temperaturave.
  • Demtimet. Dhembe te ciflosur apo te thyer ekspozojne pjese te dentines duke e bere me te lehte trasmetimin e temperaturave nga jashte ne brendesi te dhembit.
  • Produktet per zbardhje. Ato jane nder kontribuesit kryesore per ndjeshmerine e dhembeve.
  • Mosha. Dhembet jane me te ndjeshem rreth moshes 25- 30 vjec
  • Grumbullimi i pllakes dentare. Mos larja me kujdes e dhembeve mund te shkaktoje grumbullim te pllakes ne siperfaqen e dhembit. Nese ajo qendron aty per kohe te gjate, duke qene acide mund te shkaktoje ndjeshmeri.
  • Perdorimit per kohe te gjate i shperlaresve. Disa produkte qe mund te gjeni lehtesisht ne supermarket kane permbajtje acide qe e bejne ndjeshmerine me keq se ce keni nese dentina eshte e ekspozuar. Pyesni dentistin tuaj per nje alternative me permbajtje fluori
  • Ushqimet acide. Ushqime dhe fruta te ndryshme si agrumet kane nje perqindje te larte aciditeti te cilat mund te shkaktojne gerryerje kimike te zmaltit. Ne kete grup perfshihen agrumet (qitro, portokalli, limoni), domatet, turshite edhe disa lloje cajrash. Prandaj eshte mire qe keto ushqime ti konsumojme me kujdes edhe te mos shkoni menjehere te lani dhembet pasi i keni konsumuar ato.
  • Punimet dentare. Pastrimi i gurzave, kyretimi i xhepave parodontale, vendosja e kellefeve dhe rikostruksionet dentare mund ti bejne dhembet tuaj te ndjeshem. Kjo duhet te jete nje gjendje e perkohshme qe zgjat nga 4- 6 jave. Nese keni probleme me ndjeshmerine edhe pas kesaj periudhe ju keshillojme te konsultoheni me dentistin.

Hapat qe mund te ndermerrni per te reduktuar ndjeshmerine:

causes-home-remedies-sensitive-teeth-2

Lajmi i mire eshte qe ka disa menyra per te kontrulluar ndjeshmerine dentare. Ju mund te:

  1. Lani dhembet me furce dhe te kaloni fillin interdentar rregullisht. Perdorni teknikat e higjienes qe ju keshillon dentisti ne menyre qe te pastroni cdo siperfaqe te dhembeve.
  2. Perdorni furce te bute. Ferkoji dhembet me butesi dhe me kujdes me levizje rrotulluese afer mishrave te dhembeve ne menyre qe te mos i demtoni ato.
  3. Perdorni paste per dhembe te ndjeshem. Ka disa marka ne treg dhe ndoshta ju duhet te provoni disa per te vendosur cila funksionon me mire per ju. Pastat e dhembeve per te reduktuar ndjeshmerine permbajne kalium. Mendohet qe kaliumi redukton ndjeshmerine ndaj te ftohtave apo te nxehtave duke reduktuar eksitimin e nervave qe ndodhen ne brendesi te dhembit. Nese keni dhembe te ndjeshem mos perdorni paste per zbardhjen e dhembeve apo paste per gurzat.
  4. Kujdes me ushqimin. Evitojini ushqimet dhe pijet me aciditet te larte. Per te mos hequr teresisht dore prej tyre per te ekuilibruar aciditetin mund te hani nje cop djath ose te pini nje gote qumesht pas tyre.
  5. Perdorni produkte me permbajtje fluori. Perdorimi i nje shperlaresi me fluor mund te reduktoje ndjeshmerine.
  6. Perdorni bite, per te parandaluar ferkimin e dhembeve.
  7. Shkoni tek dentisti cdo 6 muaj, ose edhe me shpesh ne varesi te problemeve qe keni.

Nese edhe pas ketyre keshillave vazhdoni te keni ndjeshmeri atehere duhet te flisni patjeter me dentistin. Mund te kete trajtime qe ju ndihmojne si:

  • Mbushje te qafave te dhembeve per te mbuluar pjeset e ekspozuara te rrenjes.
  • Llaqe me fluor qe aplikohen direkt ne rrenjen e zbuluar.
  • Kellefet apo fasetat
  • Terapi kanalare (heqje e nervit), qe aplikohen ne rastin kur ndjeshmeria nuk mund te trajtohet ne menyre tjeter apo kur ndjeshmeria eshte shume e madhe per te bashkejetuar me te.
No Responses

Add Your Comment

You must be logged in to post a comment.